Publication

By Alejandro Esteso Pérez - 24 April , 2024

Trekëndëshi i (mos)besimit - Aksionet e zgjerimit të Hungarisë në Serbi dhe Kosovë

Trekëndëshi i (mos)besimit - Aksionet e zgjerimit të Hungarisë në Serbi dhe Kosovë
Trekëndëshi i (mos)besimit - Aksionet e zgjerimit të Hungarisë në Serbi dhe Kosovë
DOWNLOAD PUBLICATION

Që nga rimarrja e pushtetit ekzekutiv në vitin 2010, kryeministri hungarez Viktor Orban i ka kthyer përmbys punët e brendshme politike dhe sociale të vendit të tij, duke e bërë Hungarinë pengesën kryesore në zemër të makinerisë vendimmarrëse dhe operacionale të Bashkimit Evropian (BE). Në kërkimin e tij për aleatë dhe diversifikimin e burimeve, Orban është shumëdimensional në marrëdhëniet e tij me gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, ndër të cilat Serbia padyshim spikat si partneri i tij i preferuar. Marrëdhëniet vëllazërore të Budapestit me Beogradin, kryesisht të forcuara nga lidhjet ndërvetjake mes Orbanit dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç, përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të qasjes së tij ndaj zgjerimit të BE-së. Gjithsesi, në dritën e këtij partneriteti të privilegjuar shfaqen disa shqetësime jo vetëm për sa i përket vizionit të Budapestit në lidhje me zgjerimin, por edhe kur bëhet fjalë për lidhjet e tij politike me vendet e tjera të rajonit – ku Kosova shquhet si rasti më kritik.

Aktualisht Hungaria gjendet në një nyje trekëndore mes Serbisë dhe Kosovës, e ndërtuar mbi premisën se ruajtja e marrëdhënieve dypalëshe në mënyrë të barabartë me të dy vendet mund të komprometojë lidhjet e saj të mirëushqyera me Beogradin. Për të shmangur një gjë të tillë, Hungaria do të miratojë një politikë që mbështet qëllimet e brendshme dhe ndërkombëtare të Serbisë, edhe nëse kjo ka implikime negative për interesat kombëtare të Kosovës, gjë që e vë nën vëzhgim të vazhdueshëm njohjen e hapur të Kosovës nga Hungaria.

Tags:

Scroll