Në Ballkanin Perëndimor, çështjet që lidhin besimin dhe demokracinë marrin një rëndësi të madhe dhe kërkojnë vëmendje të veçantë me nisjen e krizës Covid. Bazuar në një anketë të përgjithshme të opinionit publik të kryer në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, në këtë përmbledhje evidentohet se pandemia i ka përkeqësuar edhe më shumë problemet që ka rajoni me besimin tek institucionet publike. Studimi konstaton se ngurrimi i publikut për të bërë vaksinën lidhet drejtpërdrejt me mosbesimin tek qeveria, gjetje që vërtetojnë kërkimet e mëparshme nga BiEPAG ku paralajmërohej përhapja e gjerë e teorive konspirative që lidhen me koronavirusin në rajon dhe lidhjen e këtyre teorive me skepticizmin ndaj vaksinave. Në përmbledhje jepet edhe profilizimi i një tendence të etiketuar si “prodhimi autoritar i besimit” në vendin më të madh të rajonit, Serbi. Megjithatë, studimi konstaton edhe një ‘popullatë ndryshimi’ me karakteristika të ngjashme në të gjithë rajonin: panoramë që krijon hapësirë për të investuar besim tek aktorët e rinj të aftë për të çuar përpara kauzat e vërteta progresive në Evropën Juglindore, përtej dhe në vend të institucioneve të kapura dhe pushtetit të ‘establishmenteve’ partiake
S’kam besim? Besimi i (pas) pandemisë dhe qëndresa demokratike në Ballkan
10 December, 2021
Written by:
-
Tena Prelec -
Jelena Vasiljević -
Vedran Džihić - +2
Please enter your data if you want to be added to our mailing list
Related Publications
-
-
-
Background Paper: Media Freedom in the Western Balkans
1 August, 2015
Written by:
-