publication

Shpëtimi nga gracka e transaksionit: Rruga përpara për zgjerimin e BE-së

2 November, 2021

Written by:
  • Corina Stratulat
  • Natasha Wunsch
  • Srđan Cvijić
  • +4
Shpëtimi nga gracka e transaksionit: Rruga përpara për zgjerimin e BE-së

Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor janë përgjithësisht ende pozitivë për perspektivat e anëtarësimit të vendeve të tyre në Bashkimin Evropian. Megjithatë, rruga drejt anëtarësisë evropiane është e gjatë dhe për momentin popujt gjenden mes dy zjarreve. Procesi i anëtarësimit në BE duket i pafund dhe shtetet aktuale anëtare po bëjnë shumë pak për të përmirësuar këtë proces, ku në fakt duket se disa shtete po vendosin pengesa të tjera në këtë rrugëtim. Për më tepër, depolitizimi i procesit të anëtarësimit po sjell pasoja të paparashikuara duke ua bërë të pamundur votuesve t’u kërkojnë llogari siç duhet për këtë çështje përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. Ky është njëri zjarr. Zjarri tjetër lidhet me qeveritë, politikanët dhe institucionet në vendet e Ballkanit, të cilat janë objekti i pakënaqësisë së qytetarëve. Publiku është skeptik për angazhimin e qeverisë së tyre në integrimin evropian dhe kjo minon vlerën e demokracisë. Për të shpëtuar nga këto dy zjarre, Komisioni Evropian duhet të përshpejtojë zbatimin e metodologjisë së rishikuar të zgjerimit, ku të rrisë numrin e stimujve realë për vazhdimin e reformës. Vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të ftohen për të dhënë kontributin e tyre në procesin e përcaktimit të vizionit për të Ardhmen e Evropës. Bashkimi Evropian duhet të përforcojë mbështetjen aktuale për qytetarët dhe shoqërinë civile që t’u kërkojnë llogari qeverive dhe t’i japin fund.

Download publication
Tags:
Written by:
  • Corina Stratulat
  • Natasha Wunsch
  • Srđan Cvijić
  • +4
Please enter your data if you want to be added to our mailing list

    NAME:
    SURNAME:
    EMAIL:
    `